E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e UEFA-së flet spanjisht

- Futbollistët e Sevilla dhe ata të Espanyol do të ndeshen në finalen e Kupës së UEFA-s, e cila do të zhvillohet më 16 maj në Gllazgou të Skocisë. Osasuna nuk arriti të ruajë epërsinë minimale nga ndeshja e parë ndaj Sevilla, ngase vendasit arritën të shënojnë dy gola nëpërmjet Fabianos, në minutën e 37-të dhe Renatos, në minutën e 53-të, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 2:0, fitore e cila u mjaftoi për të kaluar në finale. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Verderi e filloi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5-të, me golin e Almeidës, por kur pritej se skuadra gjermane do të mund të bënte mrekullinë dhe të përmbyste epërsinë e tre golave të skuadrës Espanyol nga ndeshja e parë, lojtari më i mirë i skuadrës gjermane Miroslav Klose u detyrua ta braktis lojën në minutën e 19-të. Mungesa e një lojtari në fushë e bëri të vetën kështu që deri në fund të ndeshjes Espanjolli arriti të shënojë dy gola, nëpërmjet Coro dhe Lacruzi , duke e mbyllur edhe ndeshjen e kthimit me fitore, 2:1. Sevilla - Espanyol 1-0 Luis Fabiano
2-0 Renato
WERDER BREMEN 1 - 2 ESPANYOL

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›