Bariç: “Të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë”

Trajneri i ri Kombëtares e filloi në mënyrën më të mirë sezonin me Shqipërinë, duke arritur pas fitores në miqësoren me San Marinon (3-0), një barazim të cmuar me Bjellorusinë (2-2). Në fakt, edhe dy trajnerët e mëparshëm të huaj të Shqipërisë e kanë filluar pozitivisht aventurën e tyre. Italiani Dosena barazoi në ndeshjen hapëse të Euro 2004 me Zvicrën në Tiranë (1-1), gjermani Brigel fitoi me Greqinë në ndeshjen e parë me Greqinë (2-1) për Botërorin 2006.
Otto "Maksimum" u shpreh pas ndeshjes: " Ishte një ndeshje e mirë për ne në një vlerësim të përgjithshëm. Në pjesën e parë luajtëm shumë keq, ndërsa në të dytën shumë mirë. Duhet t'i gëzohemi pikës së marë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë".