E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juri Puntus: “Duhet ta pranoj, Shqipëria luajti më mirë”

Trajneri i Bjellorusisë, Juri Puntus vlerësoi ekipin shqiptar pas barazimit të merituar në Minsk. "Duhet ta pranoj se Shqipëria luajti më mirë se sa ne dhe na vuri në vështirësi. Shfaqi një shpirt të madh gare dhe grintë. Shqipëria kishte lojtarë shumë të mirë dhe ishte një kundërshtar i fortë. Më vjen keq që skuadra jonë nuk arriti të merrte një fitore në këtë takim, pasi do të shkojmë me moral të ulët në ndeshjen e radhës kundër Holandës, ditën e mërkurë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›