E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baric ve theksin mbi mbrojtjen

Oto Baric e ka nisur detyren ne krye te Shqiperise me fitoren 3-0 kunder San Marinos, arritur te merkuren ne mbremje, fale golave te shenuar nga Igli Tare, Ervin Skela dhe Altin Lala. Pas perfundimit te takimit, Baric nuk eshte ndalur ne analiza te gjata per median, por eshte shprehur se ka qartesuar shume gjera ne koken e tij dhe se tashme ka nje njohje me te mire te aneve pozitive dhe negative te kombetares shqiptare. Gjate gjithe ndeshjes trajneri kroat ka mbajtur shenime te shumta per cdo veprim te lojtareve te tij dhe ka nxjerre konkluzionet. Baric ka shfaqur nje kenaqesi te frenuar per rezultatin, nisur nga fakti qe luhej perballe nje kundershtari modest, megjithate nuk ka ngurruar te vleresoje impenjimin e lojtareve. "Fitorja me kenaq, por nuk mendoj se duhet te zgjatemi shume te ky rezultat, pasi e arritem perballe nje kundershtari te nje niveli te ulet", deklaroi pas ndeshjes Baric, i cili nuk preferoi te dilte ne konference shtypi. "Me vjen mire qe lojtaret u shfaqen te impenjuar dhe kerkuan fitoren me seriozitet, edhe pse ne nje ndeshje te tille".
"Profecia" e Ocellit
Ne nje prononcim per "Sport Ekspres", pak dite para ndeshjes me San Marinon, Adnand Ocelli, ish-mbrojtes i kombetares dhe njohes i mire i filozofise se trajnerit kroat, u shpreh se Baric do te vendose theksin te mbrojtja, nje repart qe ka shfaqur mangesi me pare. Dhe pikerisht keshtu ka ndodhur. Baric ka luajtur ndryshe nga Brigel ne mbrojtje dhe pikerisht per kete repart eshte shprehur pas takimit. "Pashe gjera te mira dhe jo te mira ne lojen e skuadres sime. Mendoj se kemi mangesi ne mbrojtje, te cilat duhen rregulluar urgjentisht, sepse po vjen ndeshja me Bjellorusine. Kemi pak dite ne dispozicion, por shpresoj qe ne grumbullimin e ardhshem te zgjidhim shume probleme", tha Baric. San Marino ne te vertete nuk u shfaq i rrezikshem, por Baric ka arritur te shohe edhe gjera qe nuk funksionojne sic duhet, persa i perket vendosjes se lojtareve dhe veprimeve te tyre.
Ndryshimi nga Brigel
Kroati ka luajtur me mbrojtjen me kater lojtare te rreshtuar ne vije te drejte, ndryshe nga Brigel, i cili preferonte prapavijen me tre lojtare dhe nje mesfushe me pese te tille. Ne qender te mbrojtjes kunder San Marinos kane qene Besnik Hasi dhe Elvin Beqiri, ndersa krahet jane mbuluar nga Adrian Aliaj dhe Armend Dallku. Eshte e njohur preferenca e dy anesoreve per te dale shpesh perpara ne ndihme te sulmit, nderkohe qe Beqiri ka luajtur kryesisht si stoper i djathte. Pervoja e Hasit eshte nje nga elementet pozitive, megjithate rreshtimi ne vije te drejte i katershes se prapavijes nuk e ka bindur plotesisht kroatin, i cili nuk do te kete mundesi te beje ekserimente, pasi ndeshja e radhes eshte per kampionatin evropian. "Duhet te permiresohemi ne mbrojtje. Nuk kemi me kohe per te bere prova, por ai qe me lehteson eshte fakti qe lojtaret e kombetares shqiptare kane pervoje nderkombetare dhe e njohin mire njeri tjetrin, keshtu qe mund te pershtaten me me lehtesi", tha Baric. Nje fakt qe mund te jete i vertete, por gjithesesi dyshime mbeten nga fakti tjeter qe Brigel provoi te luante me kater mbrojtes, por duke mos pasur sukses, cka e detyroi te hiqte. Persa i perket mesfushes dhe sulmit, kroati nuk deshi te zgjatej, duke thene se ata levizen mire, por mbeten per t'u pare perballe nje kundershtari me te forte.
Dritan Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›