U-21/ Eleandro Pema: "Pa frike kunder Spanjes"

Kombetarja U-21 ka marre nje rezultat te vlefshem ne premieren e kampionatit evropian, duke barazuar pa gola ne Senec, kunder Sllovakise. Kuqezinjte e trajnerit Artan Bushati zhvilluan nje loje plot kurajo dhe moren nje pike te merituar, duke mos e lejuar asnjehere skuadren vendase qe t'i afrohej fitores. I ketij mendimi eshte sulmuesi Eleandro Pema, njeri nga protagonistet e skuadres kuqezi. Pema pranon se Sllovakia ishte nje skuader e forte fizikisht dhe shume e organizuar ne mbrojtje, por nuk pati aftesine te cante mbrojtjen kuqezi. "Ata ishin skuader e mire nga ana fizike dhe luanin shume shpejt. Ne mbrojtje na lane pak hapesiara, por nga ana tjeter edhe ne nuk i lejuam te krijonim raste. Megjithese paten ata epersi, mendoj se ishte nje rezultat idrejte dhe plotesisht i merituar per ne", thote Pema. Sulmuesi shton se Shqiperia preferoi mbrojtjen, duke provuar te dilte gjithmone ne kundersulm, edhe pse nuk rrezikoi seriozisht. "U mbyllem mire dhe u perpoqem te dilnim ne sulm. Pergjithesisht vepruam me shpejtesi, por as ne nuk patem raste te pastra qe te na kene mbetur peng", komenton sulmuesi. Te dyja skuadrat paten nga nje pretendim per penallti, te cilat nuk u akorduan nga gjyqtaro moldav Banari. "Ne kerkuam penallti ne pjesen e pare. Nuk mund te them me siguri nese ishte penallti, por megjithate ishte shume e diskutueshme. Penalltia qe kerkuan sllovaket ne pjesen e dyte ishte po ashtu e diskutueshme dhe mendoj se gjyqtari nuk deshi te na ndeshkonte pasi nuk kishte dhene penallti per ne me pare. Mendoj se veproi drejt", sqaron Pema. Tani kuqezinjte do te presin Spanjen, me 1 shtator, ne stadiumin "Selman Stermasi" ne Tirane. Iberiket jane favorite, por sulmuesi kuqezi shprehet se "topi eshte i rrumbullaket". "Spanja ka nje brez te shkelqyer te rinjsh qe i kemi pare edhe me kombetaren A, me te rinjte kane fituar shume trofe dhe cdo gje i ben ata favorite. Por topi eshte i rrumbullaket dhe s'ka asnje cudi po te fitojme ne, aq me pak nese barazojme. Luajme ne fushen tone dhe i kemi mundesite te fitojme. Personalisht, kam shume respekt per Spanjen, por nuk ia kam aspak friken", hedh dorashken e sfides sulmuesi i kuqezinjve, Eleandro Pema.
D.Ikonomi