Barnat e rimbursuara do te jepen me receta elektronike

Hana Farmacite do te hedhin te dhenat online
Ilacet e rimbursuara nuk do te jepen me ne recetat e letres por ne receta elektronike. Do te jete mjeku qe pasi te vizitoje pacientin te dergoje elektronikisht receten me ilacet e rimbursuara ne farmaci. Per te ulur abuzimet me listen e barnave te rimbursuara por edhe per te perllogaritur shpenzimet e ketyre barnave Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ka gati nje projekt per kalimin ne forme elektronike te barnave te rimbursuara.
Projekti
Drejtorja e ISKSH-se Elvana Hana ka deklaruar se aktualisht institucioni qe ajo drejton po punon per zbatimin e nje projekti informatizimi per dergimin online ne institut te shpenzimeve te rimbursimit te realizuara per cdo dite brenda 24 oreve per subjektet e kontraktuara.Ne sherbimin farmaceutik eshte arritur te realizohet futja e sistemit elektronik per barnat e rimbursuara ne te gjitha farmacite dhe agjencite e kontraktuara. Ky projekt do ti paraprije projektit te kalimit ne receten elektronike per barnat e rimbursuara qe do te pershkruhet nga mjeket dhe do te lexohet nga farmacia me pas - tha Hana.Me perdorimin e ketij projekti ISKSH do te kete nje informacion shume me te shpejte per ecurine e shpenzimeve te rimbursimit duke ulur keshtu mundesine per abuzime.
Te dhenat
Lista e Barnave te Rimbursuara LBR cdo vit eshte pasuruar me nje numer me te madh barnash inovative gje qe ka ndikuar drejtperdrejt ne rritjen e games se diagnozave te trajtuara duke sjelle permiresimin e metodikave te trajtimit te semundjeve kronike te popullates dhe duke i bere ato me bashkekohore.Vetem gjate 4 viteve te fundit Lista e Barnave te Rimbursuara eshte pasuruar me 50 barna dhe forme-doza te reja si edhe me 27 principe te reja aktive. Fakti qe lista e barnave eshte pasuruar me shume alternativa te reja xhenerike perben nje realitet shume pozitiv por gjithashtu jane perfshire edhe barna mjaft te shtrenjta per trajtimin e semundshmerive si leucemia mieloide kronike trajtimi per mosflakjen e organeve te transplantuara trajtimi i infeksioneve post-transplantive talasemite e ndryshme.Nderkohe qe zgjerimi dhe thellimi i skemes se sigurimeve shendetesore ka cuar ne rritje te vlerave shpenzimeve te listes se rimbursimit te barnave per kujdesin paresor nga viti ne vit dhe konkretisht nga 4.2 miliarde leke ne vitin 2008 ne 48 miliarde leke per vitin 2009 dhe per 2010-n pritet te shpenzohen rreth 5.8 miliarde lek qe perben 22.6 te buxhetit total te ISKSH-se. Edhe ne sherbimin spitalor rimbursimi i barnave ze 23 te buxhetit total te ketij sherbimi ose 11 te buxhetit total te Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor.