E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres arkitektet kundershtojne shkaterrimin e shatervanit 80-vjecar

Shatervani afro 80-vjecar ne qender te qytetit te Durresit eshte veper e rralle jo vetem e qytetit por e gjithe Shqiperise ndoshta i vetmi qe ka mbetur. Keshtu jane shprehur arkitektet durrsake lidhur me pretendimin e projektuesve te sheshit Iliria per largimin e tij nga qendra duke dashur te zbatojne detajet e projektit te rehabilitimit te atij sheshi. Eduart Tufa arkitekt i njohur ne Durres tha dje per standard Shatervani afro 80-vjecar duhet te mos preket dhe jo te mendohet largimi i tij nga qendra ai duhet te ruhet dhe te mirembahet ndaj ne arkitektet mund te gjejme mundesi qe edhe sheshi qendror te rikonstruktohet edhe shatervani te mos hiqet. Kurse kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako tha Prishja ose jo e shatervanit i perket fazes se dyte te projektit per rivitalizimin e sheshit Iliria. Ajo faze do te zhvillohet pas dy vitesh dhe ne do te mundohemi qe shatervanin ta ruajme. Por projekti i studios fituese e ka konceptuar sheshin qendror pa shatervan. Reagimi i specialisteve te trashegimise kulturore dhe te qytetareve kunder heqjes se shatervanit ne qender te Durresit ka sensibilizuar edhe bashkine e ketij qyteti. Dako deklaroi Projekti nuk e ka perfshire shatervanin por derisa ka kaq sensibilitet do te gjenden rruget dhe mundesite ne bashkepunim me arkitektet qe kete veper ta ruajme ai eshte ne pune gjate gjithe kohes. Rivitalizimi i sheshit Iliria te Durresit eshte konceptuar nga nje studio italiane e cila fitoi konkursin nderkombetar te zhvilluar enkas per kete qellim. Ky studim ka marre edhe bekimin e KRRTRSH-se. Pas 10 ditesh bllokim punimet per fazen e pare te rivitalizimit te sheshit Iliria kane nisur perseri dje. Fadromat dhe mjetet e renda kane dy dite qe po punojne ne zonen e xhamise dhe te shkalleve te amfiteatrit. Ministria dhe Instituti i Mbrojtjes se Monumenteve kishin urdheruar bllokimin e punimeve pasi rrezikohet antikiteti qe ndodhet nen dheacute. Dako tha Punimet u zhbllokuan ne dhame sqarime se nuk do te germojme nen toke por do te kryejme vetem punime siperfaqesore. Projekti kushton 4.5 milione dollare dhe eshte konceptuar te zhvillohet me dy faza. Shatervani 80-vjecar i Durresit eshte projektuar dhe ndertuar nga arkitekt Kristo Sotiri qe ne Durres njihej si arkitekti i ish-Mbretit Ahmet Zogu. Kete veper ai e ndertoi pasi perfundoi studimet ne Venecia te Italise. Salvadori djali i arkitektit te madh durrsak deklaroi per standard Shatervani eshte ndertuar ne vitin 1930 pasi ne vitin 1929 perfundoi se ndertuari bashkia dhe nje vit me pas u ndertua shatervani. Ai eshte ne stilin e ndertimeve te viteve 1920-1930. Shatervani i Durresit eshte pjese e kompleksit te qendres se Durresit dhe Rruges Tregtare madje ne ate kohe babai im ka qene kunder hapjes se kesaj rruge por Zogu vendosi dhe e hapi duke e lidhur qytetin me portin sikurse eshte edhe sot. Sotiri tregon Rruga u hap ne vitin 1928 dhe me pas u ndertua bashkia dhe shatervani. Personalisht nuk jam dakord por ato jane vendime institucionesh ligjore nuk jam dakord se shatervani eshte nje veper e rralle nuk di te kete nje te dyte ne shkalle vendi. Ai eshte simbol i qytetit te Durresit ndaj vepra mund te ruhet dhe sheshi te ndertohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›