Barnat e rimbursueshme, Kushtetuesja kundër distributorëve
31/05/2010 Gjykata rrëzon kërkesën e shoqatës si të pabazuar në ligj
Pezullimi, nuk gjenden argumente bindëse për pranimin e pretendimit
Gjykata Kushtetuese njëzëri ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 521, datë 13.05.2009 “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre”, në pjesën integrale lista e çmimeve të barnave që rimbursohen, në rubrikën “referenca”. Kërkesa është dorëzuar në gjykatë nga Shoqata e Distributorëve Farmaceutikë të Shqipërisë dhe është mbrojtur nga avokati Vangjel Kosta me prokurë. Kërkuesi, në pretendimet e paraqitura thekson se VKM nr. 521cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të proporcionalitetit, të mbrojtura nga nenet 11 dhe 17 të Kushtetutës, pasi çmimi i përcaktuar në këtë vendim të KM përbën një ndërhyrje joproporcionale dhe dikton kushte të padrejta për veprimtarinë ekonomike të tregtimit të barnave me shumicë. “Çmimet e vendosura nga Këshilli i Ministrave përfaqësojnë një masë të karakterit monetar, e cila në vetvete konsiderohet një lloj kufizimi. Çmimet e përcaktuara nga vendimi objekt shqyrtimi krijojnë pamundësi për tregtimin e një pjese të barnave dhe shitjen e barnave të tjera me çmim që nuk krijon pritshmërinë e planifikuara në aktivitetin tregtar dhe, për rrjedhojë, krijon vështirësi të mëdha në administrimin e kësaj veprimtarie”, arsyetohet në pretendimin e shoqatës, të cilët kërkuan edhe pezullimin e vendimit. Pas një sërë arsyetimesh, Gjykata arrin në përfundimin se pretendimi i kërkuesit është i pabazuar dhe për rrjedhojë duhet rrëzuar.
Arsyetimet e Kushtetueses
Gjykata rithekson se liria e veprimtarisë ekonomike, garantuar nga neni 11 i Kushtetutës, nënkupton të drejtën për të lidhur kontrata, lirisht dhe mbi bazën e vullnetit personal, të drejtën për të zgjedhur aktivitetin që dëshiron të ushtrojë individi, të drejtën për të zgjedhur një punë sipas preferencës etj. Gjykata është shprehur se liria e veprimtarisë ekonomike nënkupton edhe detyrimin e shtetit, që nëpërmjet legjislacionit të ndërhyjë në rregullimin e kësaj lirie, me qëllim që të garantohet edhe parimi i shtetit social dhe i të mirës së përbashkët. Gjykata vlerëson edhe kriterin e kufizimit për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve dhe parimin e proporcionalitetit të ndërhyrjes legjislative.