GJERMANET, Përgjithmonë skeptikë
31/05/2010 Gjermanëve iu premtua që monedha e vetme do të ishte Deutschmarka e vjetër me veshje të reja, mbështetur nga disiplina teutonike dhe një bankë qendrore evropiane shumë e pavarur. Mund të argumentohet se ajo Deutschmark e fantazisë vdiq më 10 maj, kur një mekanizëm i shpëtimit të eurozonës u miratua dhe Banka Qendrore Evropiane nisi të blejë bono qeveritare me shumicë. Tani, gjermanët janë duke vajtuar. Se si do ta marrin veten ky nuk është problem i tyre, por i Evropës
Edhe një herë, Evropa ka një problem gjerman. Në mënyrën si po menaxhon krizën e euros, qeveria gjermane akuzohet për dobësi, pavendosmëri dhe populizëm. Gjermanët proevropianë thonë se Kancelarja Angela Merkel beson që Gjermania është bërë thjeshtë një vend tjetër normal evropian. Ata shtojnë se kjo rrezikon flirtimin me euroskepticizëm, madje edhe nacionalizëm.
Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” këtë javë, Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian e quajti Gjermaninë naive kur kjo fliste për një marrëveshje të re për të parashtruar rregullat e euros. “Ratifikimi i traktatit të Lisbonës ishte mjaftueshëm traumatik”, tha ai. Barroso hodhi hije dyshimi edhe për ide të tjera gjermane si për shembull pezullimi i të drejtave të votimit për shkelësit në eurozonë. Sipas standardeve të Brukselit, ishte një moment që la shumëkënd të shtangur, njësoj si të dëgjoje një kardinal që kundërshtonte mbretin në kulmin e meshës.
Kohët e fundit Gjermania mirëpriti një sërë raportuesish nga Brukseli. Po të gjykosh nga komentet e tyre, akuzat se liderët gjermanë janë shndërruar në nacionalistë tingëllojnë të fryra. Dhe liderët në Gjermani nuk janë bërë as euroskeptikë. Por është e qartë se atyre u ka ardhur në majë të hundës. Dhe fakti që Gjermanisë i ka ardhur në majë të hundës nuk është një zhvillim politik me rëndësi të vogël në Evropë.
Mesazhi tjetër që ata donin të përcillnin ishte se hapat e shpejtë, si për shembull shndërrimi i unionit monetar në një union transfertash ku të pasurit paguajnë për shkelësit, mund ti bëjnë votuesit gjermanë euroskeptikë, dhe kjo shkakton shqetësim. Zyrtarë të lartë përmendin mbështetjen e dobët për projektin evropian në shumë vende si dhe votat kundër në referendume të ndryshëm. Ata tregojnë me gisht mbështetjen e fortë për nacionalistët ekstremë në Francë, Holandë dhe Austri. Imagjinoni sikur parti të tilla të shfaqen edhe në Gjermani, thonë ata.
Edhe nëse nuk janë nacionalistë në kuptimin e valëvitjes së flamurit, politikanët gjermanë tashmë duken të qetë tek shpallen interesat kombëtarë të Gjermanisë si vendi më i madh anëtar i BE-së dhe kontribuesi më i madh në buxhetin e tij. Deri në ribashkimin, Gjermania ishte ekonomikisht e fortë ose politikisht e dobët, thotë Thomas de Maziere, ministër i Brendshëm dhe aleat i ngushtë i Merkelit. Kjo u voliste vendeve të tjerë evropianë, që ishin mësuar me Gjermaninë që firmoste çeqe. Gjermania e sotme është e gatshme të paraqesë interesat e saj me një vrull të ri, siç ka bërë Franca e Gjermania për shumë vite. Ata interesa përfshijnë zbatim strikt të ligjit gjerman, Kushtetutës dhe traktatet e BE-së. Nëse kjo sjell vendimmarrje të ngadaltë, ashtu le të bëhet. Gjermania nuk duron dot ti thuhet që nxito, sepse ligji nuk ka rëndësi apo që ai është nën politikën.
Nëpër korridoret e pushtetit në Gjermani, fjala kulturë haset shumë, sidomos kur flitet se si kulturat evropiane ndryshojnë sa i përket stabilitetit monetar, disiplinës fiskale dhe solidaritetit. Në Evropën jugore, solidariteti matet me miliardat që BE-ja u dërgon qeverive në nevojë. Për Gjermaninë, solidaritet do të thotë që çdokush të bëjë detyrat e shtëpisë. Ata lënë pak dyshime mbi atë se kë kulturë konsiderojnë superiore. Të pyetur për rolin e Gjermanisë në vonimin e shpëtimit të Greqisë për shumë javë, zyrtarët thonë se u deshën muaj që Greqia të binte dakord me kushte të besueshëm. Është njësoj si të rrisësh fëmijë, thotë De Maiziere: dorëzohu shpejt para kërkesave, dhe do të bëhen më të kushtueshëm më vonë “sidomos nëse dhënia shkel të gjithë parimet e tua”.
Megjithatë, edhe Gjermania është fajtore për inkoherencë. Nëse stabiliteti i eurozonës është kaq jetësor, atëherë përse liderët gjermanë alarmojnë tregjet me deklarata për dëbimin e shteteve batakçinj nga klubi, apo veprime të njëanshëm? Dhe përse janë kaq të tronditur nga thirrjet që Gjermania të bëjë më shumë për të rritur kërkesën në vend? Do të ndihmonte gjithashtu nëse liderët gjermanë merreshin më shumë me mbrojtjen e eurozonës se sa me ndëshkimin e spekulantëve. Një mënyrë për të bërë këtë do të ishte që të deklaronin se një shpëtim i Greqisë është edhe shpërthim i bankave gjermane që kanë shumë bono greke.
Por nga ana tjetër, disa liderë të BE-së nuk po ndihmojnë aspak. Kur Nicolas Sarkozy lëvdohej se plani ishte 95% francez, ai mendonte për përqindjet në sondazhe në vendin e tij, atje ku votuesve u pëlqen të dëgjojnë që francezët po drejtojnë Evropën. Por kjo është strategji shumë e rrezikshme, thotë një politikan nga një vend i tretë, sepse e shtyn Merkelin në qoshe.
Sarkozy ëndërron për të ndërtuar një strukturë të re pushteti përreth 16 vendeve të eurozonës. Por Merkel dëshiron që politika ekonomike të vendoset nga të 27 shtetet anëtarë, pikërisht sepse dëshiron që të ekuilibrojë anëtarët e eurozonës që i përkasin edhe Klubit të Mesdheut me shtete më liberalë, përfshirë Britaninë, Suedinë, Danimarkën dhe Republikën Çeke e Poloninë. Megjithatë, Kryeministri britani,k David Cameron, është i vendosur që koordinimi më i thellë ekonomik në eurozonë duhet të prekë vetëm 16-shen. Mund të jetë politikë e kthjellët britanike, por rrezikon të çojë Merkelin në krahët e Francës.
Në këtë krizë ekonomike, udhëheqësit gjermanë tingëllojnë më shumë të ngecur se sa të pavendosur. Dhimbja e kokës u vjen ngaqë përpiqen të shpëtojnë euron pa zemëruar votuesit e tyre. Deri tani kanë reaguar me sulme populistë kundër spekulantëve dhe retorikë shumë të zemëruar për disiplinën. Por të dy qasjet bartin rrisqe që ata duket se hezitojnë ti pranojnë: që ata mund të përfundojnë duke nxitur zemërimin e votuesve gjermanë nga një anë dhe pjesën tjetër të Evropës nga ana tjetër.
Zemërimi dhe mohimi nuk habitin askënd. Gjermanëve iu premtua që monedha e vetme do të ishte Deutschmarka e vjetër me veshje të reja, mbështetur nga disiplina teutonike dhe një bankë qendrore evropiane shumë e pavarur. Mund të argumentohet se ajo Deutschmark e fantazisë vdiq më 10 maj, kur një mekanizëm i shpëtimit të eurozonës u miratua dhe Banka Qendrore Evropiane nisi të blejë bono qeveritare me shumicë. Tani, gjermanët janë duke vajtuar. Se si do ta marrin veten ky nuk është problem i tyre, por i Evropës.