E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda dy viteve Parlamenti i ri tek Piramida

Topalli Do te zhdukim simbolin e diktatorit

Kompleksi i ri parlamentar do te ngrihet tek Piramida. Pohimi eshte bere dje nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ajo shtoi se aktualisht ky eshte thjesht nje propozim i bere nga nje grup deputetesh por qe e ka pritur me shume interes. Ne kete menyre sipas Kryeparlamentares do te zhduket edhe kujtimi i diktatorit Enver Hoxha. Kryetarja e Kuvendit shtoi se pasi te analizohet me kujdes ky propozim do te merret vendimi. Ideja e ngritjes se nje parlamenti te ri me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise eshte theksuar pak kohe me pare edhe nga kreu i qeverise Sali Berisha.

Deklarata

100-vjetori i Pavaresise duhet ta gjeje vendin tone me nje parlament te ri te standardeve evropiane. Idene e hedhur pak dite me pare nga kreu i qeverise Sali Berisha e perforcoi Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjate konferences se perbashket per shtyp me Kryetaren e Dhomes se Lordeve ne Mbreterine e Bashkuar. Ajo deklaroi se tashme ka edhe nje propozim konkret per kete projekt i cili synon ngritjen e parlamentit te ri atje ku sot eshte Piramida nje simbol i mbetur qe nga periudha e komunizmit. Eumlshte nje sfide qe une e kam konsideruar gjithmone te rendesishme dhe mendoj qe ne 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise absolutisht edhe Shqiperia duhet te kete nje parlament dinjitoz ne te gjithe komponentet e tij. Disa deputete me kane propozuar qe Parlamenti i ri bashke me godinen e zyrave dhe komisioneve te rivendoset aty ku sot eshte Piramida - tha Topalli. Sipas saj kjo ide eshte edhe nje lloj simbolike per te zhdukur kujtimin e diktatorit dhe per te ndertuar godinen e sovranit aty ku merren vendimet dhe reforma qe transformojne vendin tone Shqiperine dhe e bejne pjese te BE-se. Eumlshte nje ide qe une e shikoj me shume interes dhe ne ditet e ardhshme do ta diskutojme - tha Topalli. Lidhur me godinen aktuale ku eshte Kryesia e Kuvendit Kryeparlamentarja pohoi se ka nje ide qe ajo te kaloje e gjitha ne dispozicion te gjyqesorit. Ka ide qe kjo godine ti kaloje gjyqesorit ndersa Parlamenti salla plenare bashke me zyrat te vendoset aty ku ka qene Piramida e diktatorit dhe kjo ka nje simbolike te forte ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Ky eshte nje propozim i disa deputeteve dhe ne po e shqyrtojme ate - pohoi ajo. Pak dite me pare kreu i qeverise Sali Berisha pohoi gjate nje mbledhjeje qeverie se 100-vjetori i Pavaresise duhet ta gjeje vendin me Parlament te ri. Ai urdheroi ngritjen e nje komisioni nderqeveritar i cili do te percaktoje projektet qe do te ndertohen ndersa permendi dy prej tyre qe sipas tij do te kulmojne keto festime sic jane selia e re e Parlamentit dhe nje stadium gjigand futbolli qe do te zevendesoje impiantin Qemal Stafa i cili eshte aktualisht me i madhi ne vend. Ne Tirane mendoj se ndertimi i Parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merret. 100-vjetori duhet ta gjeje kete republike me tempullin e vet te demokracise te parametrave te arkitektures e te funksionalitetit me modern. Ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete jozyrtar jo ne fushen e zyrave po duhet te jete stadiumi me modern i kryeqytetit - ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›