Barra e rëndë e 23 qershorit
Të frikur e të trysnuar nga manipulimet, nga vjedhjet sistematike dhe blerja e votave, jo vetëm ndërkombëtarët, po edhe shqiptarët nuk do ta kishin besuar një natë para 23 qershorit këtë rezultat kaq të thellë në favor të opozitës. 23 qershori vjen si një dalldisje e paparashikuar, historike e njëkohësisht edhe një barrë e rëndë, një përgjegjësi e madhe për sfidat e vështira të së ardhmes. Tanimë nuk shtrohet më pyetja: Kush ka fituar e kush ka humbur? Më mbresëlënës ndoshta nuk është fakti se pas tetë vitesh ka fituar rëndshëm opozita, por se ka humbur, është dënuar e dëbuar përfundimisht nga skena e politikëbërjes Berisha, modeli, megalomania, harbutëria, keqqeverisja e tij arrogante. Kësaj here ky “lider historik” do ta ketë tepër të vështirë, pas rënies edhe të Shkodrës, të qëndrojë në krye të opozitës e të partisë, si ka vepruar sa herë ka humbur, duke mos lëshuar favoret e imunitetit e të mbifuqisë që dhuron qenia në opozitë.
Berisha ka humbur kësaj here jo vetëm ekzekutivin, gjithë pushtetin mbi Shqipëri, por edhe ndikimin e absolut mbi partinë e tij. Ka humbur rëndesa dhe trysnia e tij e përditshme mbi mediat dhe mbi opinionin publik. Ka ikur drejt harresës pa nder. Qëndrimi “i detyruar” në parti (për të mos humbur, përveç imunitetit vetjak, paritetin dhe “unitetin” e militantëve rreth vetes) mund të jetë favor për sigurinë e nesërme të tij e të familjes së tij, sepse çdo ndëshkim do të cilësohej me gjasë si “politik”... Por edhe kjo mundësi u ter dhe u vdir pas këtyre zgjedhjeve. Ai tani është vënë nën trysninë e dilemës: një dorëheqje e parevokueshme ka për të qenë ndjellakeqe për të e për partinë, apo do të jetë po aq dëmsjellës edhe qëndrimi, në këto ditë të vështira, “në krye të detyrës”?
PD pa Berishën, por edhe me Berishën, - ky mbetet një hall jo i vogël. Hë për hë nuk dihet cila do të ishte e zgjidhja më e favorshme për të, për partinë dhe më gjerë, për shoqërinë, e cila kërkon, më në fund, të rehatohet në paqe, qetësi e mbrothësi. Tekefundit ky është fati i çdo humbësi të madh: autokrati, njëlloj si çdo diktator, do të detyrohet të dorëzohet pa kushte që të paguajë, bashkë me hidhërimin e natyrshëm të humbjes, edhe atë të pasigurisë. Deliri, dehja me veten nuk kanë tjetër përfundim: nuk ka gjë më të vështirë se përshtatja e një “të madhi” me jetën e zakonshme.
Për këtë arsye shembja e tij më tepër personale, se partiake, pas këtij rezultati, i ngjan një kurthi të paparashikuar që ngre në heshtje demokracia për të gjithë krerët abuzues, arrogantë, të mbingopur e të pakontrollueshëm. Ky është kurthi që mbretit i ngrihet si “laraskës”, po të perifrazohet Shekspiri. “Kafshata që nuk kapërdihet dot” e 23 qershorit ka brenda helmin e hidhtë, më të hidhtë se humbja e referendumit në 1994, se rënia në 1997-ën, apo edhe se ajo e Nanos në 2005. Shembja kësaj here është e pariparueshme, më e pakthyeshme. Kësaj here Berisha e ka humbur edhe shpresën se mund të rikthehet... Sepse nuk u shemb vetëm fasada e sukseseve të tij virtuale, mburrjet e tij në fushatë, vetëkarfosja dhe shfaqjet agresive nëpër ekrane; kësaj here është damkosur përfundimisht, për të mos u kthyer më, një model!
Pas Zogut dhe Hoxhës, kjo është një tjetër fundosje “instiktive” që u bën populli kardashëve të tij “të pagabueshëm”! E megjithatë, nuk ka vend për eufori. Sepse opozita nuk po merr në duar një shtet normal, një shoqëri të ngritur mbi institucione të pavarura dhe drejtësi të barabartë për të gjithë, me ekonomi të qëndrueshme e të stabilizuar, me buxhet të sigurtë, por një shtet të zhytur në korrupsion, në borxhe, në krim, të nëpërkëmbur prej një administrate të rrëmbushur përplot më shumë me mercenarë se me partiakë, me injorantë të specializuar se me të aftë e profesionistë dinjitarë. Shqipëria e 2013-ës sigurisht që nuk është ajo e ‘92-shit, kur dyqanet ishin bosh, as e 1997-ës, kur ajri mbante erë barot, por kjo nuk do të thotë se vështirësitë e qeverisjes së nesërme do të jenë më të kollajta.
Ky rezultat kërkon një përmbysje të madhe, tërësore në të gjitha sferat e jetës e të shoqërisë, - ky është mesazhi që përcjell me forcë 23 qershori. Mrekullia ekonomike sigurisht që nuk do të vijë të nesërmen, as përmbysja e pritshme nuk mund të vijë shpejt dhe lehtë, edhe pse pritshmëria, sipas një leximi të shpejtë të votës popullore, e lyp ndryshimin radikal. Për herë të dytë PS-së i jepet dhe i besohet mundësia historike të rimëkëmbë e të ringrejë Shqipërinë, si bëri pas ‘97-ës!
***
Po si do të kryhet kjo përmbysje, kjo rilindje e shpresës, po të perifrazojmë siglën e fushatës së koalicionit fitues? Duke hequr ca nëpunës blu për t’i zëvendësuar me besnikët që po presin në korridoret e partive fituese? Mazhoranca e nesërme, e formatuar si asnjëherë me një shumicë absolute prej 84 deputetësh, ka fituar të drejtën të ndryshojë, pa qenë e nevojshme për trafikim votash, (si pat vepruar disa herë Berisha), në marrëveshje edhe me disa parti të vogla të opozitës së nesërme,(të cilat kanë pas kërkuar ndryshimin e Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor), që të sjellë ekuilibrin e munguar të pushteteve....
Ekuilibër dhe standard duhet vendosur, nëpërmjet reformës administrative, edhe për të gjithë nëpunësit civilë dhe të zgjedhurit e lartë të shtetit, që nga Presidenti i Republikës e deri te kryetarët e institucioneve të pavarura (SHISH, KLSH, ILKDP, etj, etj.) si dhe të gjykatave... Ky detyrim-përcaktim buron direkt nga verdikti i popullit. Për këtë reformë jetike nuk mund të thuhet se edhe kjo maxhorancë po bën revansh e spastrime politike në emër të rilindjes që pat premtuar. Nuk ka justifikim po të ngurrohet prej bezdisjeve të tilla “opozitare” për të kryer ndryshime rrënjësore, jo kozmetike, as ndërrim flamujsh partiakë e emrash të zyrtarëve e ministrave. Sepse shqiptarët kërkuan të fryjë tjetër erë, të vijë tjetër kohë, një republikë e re që nuk të dhunon e poshtëron, përjimend demokratike, ku sundon ligji dhe institucionet, barazia dhe drejtësia dhe jo të zgjedhurit dhe të emëruarit partiakë.
***
Në gjendjen që ndodhet aktualisht ekonomia kur, pas disa muajsh në financat e shtetit po të bjerë miu do të thyejë kokën, kur qeveria e re të mos ketë mundësi të shlyejë kompanitë e ndërtimit, te të cilat qeveria e Berishës pat rënë në borxh, kur përqindjet e interesave të borxhit të jashtëm të bëhen “të zeza” dhe kur buxhetorët e, ca më keq, pensionistët, të mos i marrin dot në kohë pagat, atëherë euforia e sotme mund të dalë shpejt nga hundët. Rezultati do të jetë edhe më dramatik, aq më tepër që fushata e humbësit u ndërtua me iluzione të një mrekullie të paparë, me rritje fiktive rrogash e pensionesh, me rrugë të asfaltuara në çdo katund, si dhe me një integrim të shpejtë në BE. Nëse Berisha ka përgatitur këtë situatë rezervë, me shpresë se mund të rigjenerohet pas disa muajsh prej kolapsit, kjo do ta bëjë qeverisjen më të vështirë.
Prandaj në vend të euforisë dhe më pas sherreve e grindjeve brenda koalicionit, - aq të natyrshme për ballkanikët, kur është fjala për ndarjen e karrigeve të pushtetit, - sot kërkohet përgjegjësi e maturi e shkallës më të lartë, një ndjenjë e lartë përgjegjësie, përkushtimi dhe guximi për ta nxjerrë shoqërinë shqiptare nga buza e greminës, nga tranzicioni i pafund, nga ngërçi i demokracisë. Vonesa e ndërhyrjeve të thella e të shpejta, ngurrimi për operacione rrënjësore e reforma të guximshme, - përmbysje të cilat gjithsesi nuk kanë për ta sjellë shpejt e lehtë rezultatin - do t’ia hiqnin kuptimin votës plebishitare, nëse sistemit të kalbur e të instaluar të modelit ‘Berisha’ do t’i bëhej vetëm një operacion plastik në hundë apo në vesh...
Ky është kuptimi i këtij mandati, i kësaj shumice absolute. Populli u tregua më i mençur e më i prerë se klasa e vet politike. Kjo detyrë historike i është dhënë qëllimisht dhe forcërisht koalicionit fitues: mjaft më me tranzicion, duhet normalitet. Sherret të çojnë në sherr e në asfiksi të shoqërisë demokratike. Koha e Berishës që perëndoi pati vetëm një të mirë: na e dha këtë mësim, të cilin fatkeqësisht e paguam shtrenjtë, jo vetëm me humbje kohe, shprese e shansesh, por edhe me jetë njerëzish. Kjo votë popullore nuk i dha të drejtë një kaste për të zëvendësuar të mëparshmen, që ca të tjerë të gëzojnë e të shijojnë të mirat dhe favoret e qeverisjes, por për të ndryshuar rrënjësisht sistemin, këtë sistem të shfytyruar që na lodhi e na dekurajoi me luftën e pasosur të klasave, duke na vënë kotsëkoti kundër njëri-tjetrit si dhe, mbi të gjitha, duke vënë në dyshim edhe aftësinë tonë për t’u qeverisur në mënyrë demokratike.
23 qershori e dha ndëshkimin. Diktatura jep ndëshkime të padrejta, kurse demokracia, herët a vonë, të ndëshkon në mënyrë të merituar. Nuk ka demokraci pa ndëshkim të fajtorëve. Ndëshkim do të thotë drejtësi; demokraci pa ndëshkim nuk ka. Populli e dha ndëshkimin e vet në mënyrën më shembullore. Demokracia nuk të fal; populli nuk mund të gënjehet gjatë, - ky është leksioni i parë e më i prekshëm. Por 23 qershori kërkoi edhe që pushteti t’i kthehet popullit, nëpërmjet krijimit të besimit te zgjedhjet, te demokracia funksionale, te vota, te përfaqësuesit e tij, te Drejtësia, te e nesërmja dhe sidomos te bashkëjetesa me njëri-tjetrin.
Sigurisht që kjo do të jetë punë e vështirë, një mision në dukje i pamundur, por e vetmja rrugë ku duhet ecur mbas sodit!