Populizëm kundër analistëve
Sur priza kombëtare dhe ndërkombëtare për diferencën e rezultateve mes fi tuesit e humbësit të zgjedhjeve të 23 qershorit, duket se po tejkalon arsyet e shkaqet që çuan në këtë diferencë të thellë numerike mes koalicionit të djathtë e atij të majtë. Shifrat ishin një surprizë pozitive edhe për vetë fituesin e këtyre zgjedhjeve dhe kjo lexohej qartë që në daljen e parë publike të Edi Ramës. Midis ndjesive legjitime të entuziazmit apo zhgënjimit të palëve, mund të tingëllonte deri diku e pranueshme, që sytë të ktheheshin nga analistët në median vizive apo atë të shkruar, për shkak të mospërgatitjes së opinionit publik për mundësinë e këtij rezultati kaq të thellë. Analistët ose komentatorët e medias kanë shoqëruar intensivisht fushatën zgjedhore me opinionet e tyre, të cilat, duhet pranuar, reflektonin realitetin e parë më shumë me sytë e politikanëve sesa të qytetarëve. Por anatemimi që po vazhdon ndaj tyre për shkak të mungesës së parashikimit të ndarjes së votave më 23 qershor, po kalon çdo masë e etike, si në publik, ashtu edhe në rrjetet sociale. Për këdo që ka pak njohuri nga shkencat politike, dihet se qasja ndaj një fenomeni bëhet në nivelin normativ, pra si duhet të jetë, krahasuar me modele të tjera, dhe në nivelin empirik, pra interpretimin e realitetit politik në mënyrë sa më objektive, bazuar në përvojën e vrojtimet individuale. Thënë kjo, le të ndalemi në disa prej momenteve që po “harrohen” nga “gjykatësit” e analistëve të medias.
Së pari, nuk dimë ndonjë vend ku analistët të jenë “fallxhorë”, e për pasojë mungesa e parashikimit të saktë të jetë kriter profesionalizmi. Analiza politike si pjesë e shkencave sociale ka si lëndë të parë sjelljet njerëzore e shoqërore në realitetin e përditshëm politik, që nuk është një realitet i krijuar në kushte laboratorike siç ndodh në shkencat ekzakte. Në realitetin politik, vetë subjektet e analizës (përfaqësuesit e partitë politike apo qytetarët) janë qenie të arsyeshme, që ndërveprojnë me njëra-tjetrën (bëjnë e prishin aleanca, ndryshojnë mendim) dhe kjo vështirëson parashikimin e saktë të sjelljes së tyre. Por një analizë e bazuar në përvojën objektive, natyrisht që identifikon trendin, pra tendencën e përgjithshme të zhvillimeve politike, në rastin tonë, të fituesit ose humbësit të 23 qershorit.
Së dyti, në të gjitha mediumet, analizat kishin si lëndë të parë programet e paraqitura nga partitë politike në garë, siç ndodh kudo. Sjellja e liderëve gjithashtu, dhe qëndrimet e mbajtura, si gjatë qeverisjes, ashtu edhe në periudhën parazgjedhore, ishin objekt i analizave të tyre.
Së treti, reflektimi i përmbajtur ose jo, i parapëlqyeshmërisë për një palë të caktuar mund të konsiderohet po aq e dënueshme, sa edhe paanësia e çdo “gjykuesi” të këtyre ditëve postvotim. Ka qenë e dukshme përzgjedhja e analistëve që reflektonin preferencat politike të një medieje të caktuar. Por ama kjo ka sjellë vënien në punë të filtrit në gjykimin e çdo dëgjuesi, për ato që thuheshin.
Së katërti, vetë mediat kanë qenë më shumë se kurrë pjesë periferike e kësaj fushate zgjedhore. Dy kampet e mëdha politike u dakordësuan unanimisht në modelin e përcjelljes tek publiku të një modeli fushate e lideri, të pacen, që nuk kishte shmangie nga skenari perfekt i strategjistëve partiakë, për t’ia servirur publikut si një perfeksion politik. Rastet sporadike të daljeve “zbuluar” lidheshin me pakujdesinë e vetë liderëve, si në artikulim apo reagim, çka duhej parë thjesht si pjesa e tyre njerëzore.
Së pesti, dy partitë e mëdha PD e PS u dakordësuan edhe për një tjetër pozicionim ndaj medias: imponimin e emrave nëpër panelet e studiove televizive. Ajo çka nuk thuhet publikisht, por që dihet mirë nëpër qarqet mediatike, është sakrifica mbinjerëzore e bërë nga drejtuesit e emisioneve politike për të pasur në studio X apo Y politikan sipas temës së përzgjedhur. Pa përjashtim, të gjithë kolegët e emisioneve opinionformuese janë hasur më se një herë me dështimin e temës së emisionit për shkak të kapriçove të dy partive të mëdha, që me pahir kishin marrë rolin vendimmarrës në formatimin e paneleve televizive.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gazetarët e tjerë të medias vizive apo asaj të shkruar. Të gjithë janë gjendur përballë murit të pakalueshëm të strategjistëve elektoralë, të cilët komandonin daljet apo mosdaljet publike të eksponentëve të dy partive të mëdha. Detyrimi publik për komunikim mediatik, ka qenë i fundit i shqetësimeve për dy partitë e mëdha.
Për pasojë partitë e vogla zëvendësuan partitë e mëdha në panelet televizive apo mikrofonët e diktofonët e gazetarëve. Për shkak të kësaj fushate politikisht të llogaritur, partitë e vogla kanë pasur hapësira pafund mediatike. Njëlloj ka qenë edhe për analistët e komentatorët e shtypit. Të përzgjedhur sipas preferencave politike (nuk është mëkat të kesh të tilla, por t’i mohosh ato), ata janë vënë përballë nëpër studio duke bërë ballafaqimet e alternativave të politikanëve që kërkonin votat. E kjo u ka ardhur për mbarë edhe vetë politikanëve, që nuk i kemi dëgjuar të ankohen nga ky zëvendësim.
Një tjetër gjë që nuk thuhet publikisht janë edhe përpjekjet e pasuksesshme të drejtuesve të emisioneve politike, për të unifikuar një bojkot ndaj këtij imponimi politik në media. Pra në këtë pozicion të detyruar, edhe pse në jo pak raste të mirëpaguar, zgjedhja për analistët do kishte qenë, të përfshiheshin apo jo në këtë skemë të parapërgatitur.
Thënë kështu, veç një pjese të problematikës së analizave zgjedhore, duket naive në rastin më të mirë, e keqdashëse në rastin më të keq, kjo lloj gjuetie shtrigash ndaj analistëve, që natyrisht kursen ata “tanët”. Situata me analistët është e ngjashme me situatën e rëndë, jo vetëm financiare, në të cilën gjendet media në Shqipëri, e për të cilën flitet pak, e jo në nivele të larta. Dhe politika ka rolin e vet të pamohueshëm në kultivimin e kësaj situate. Disa individë, që veshën mantelin e analistit, ndërsa firmosin në bordero shtetërore, nuk mund të merren si kampion identifikues i asaj që konsiderohet si niveli sipëror i medias, analiza. Ajo përmban hipoteza, konkluzioni i të cilave bazohet në disa variabla, kombinimi i të cilave bind ose jo publikun. Por në realitetin politik zgjedhor ka edhe variabla të pamatshëm, të lidhur me ndërveprimet njerëzore, sipas skemave të njohura ose të panjohura, jo gjithnjë morale të maksimizimit të rezultatit. E mirëfunksionimi i tyre duhet veçuar si aftësi politike e përfituesit dhe jo mungesë profesionalizmi e analistëve të medias, fjala e të cilëve nga ana tjetër, nuk ka kurrë peshën e veprimeve të akrobatëve politikë.