E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Konfederatave, Brazili thyen Uruguajin, del në finale

Brazili është finalist i Kupës së Konfederatave, pasi arriti të mposhtë në finale Uruguajin. Djemtë e sambas nuk e kanë pasur aspak të lehtë dhe kjo duket edhe nga rezultati 2-1 i fitores në gjysmëfinale. Pavarësisht protestave në Brazil, aq sa u vu në diskutim edhe zhvillimi i ndeshjes së mbrëmshme, skuadra 5 herë kampione e botës nuk është se ka shkëlqyer përballë Ururguajit, madje ka vuajtur jo pak, pasi kujtojmë që goli i fitores është shënuar në minutën e 85-të të ndeshjes me anë të Paulinjos. Në përgjithësi skuadrat janë ruajtur nga njëra-tjetra, edhe pse Brazili ka dominuar në mbajtjen e topit apo me rastet e krijuara. Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 41-të, ku Nejmar shkëputet bukur në zonë dhe në momentin që u mendua se u shënua, portieri Muslera bën mrekullinë. Por ai vetëm sa devijon, ku më pas Fred shtyn topin për në rrjetë. Pjesa e dytë nis e qetë, por Kavani përfiton në minutën e 48-të dhe barazon shifrat në 1-1. Dhe në fund Paulinjo gëzon tifozët, por edhe trajnerin Skolari. Në fakt, duke qenë një gjysmëfinale, interesi nuk është se ka qenë maksimal, pasi tifozët u janë frikësuar protestave. Brazili tani pret 30 qershorin, për të fituar edhe finalen, për të thyer vitin tjetër pastaj edhe tabunë, që kush fiton Kupën e Konfederatave, mund të fitojë edhe Kupën e Botës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›