Google Maps provokon Serbinë
Në faqen e internetit Google Analytics, është harta e Serbisë, natyrisht pa Kosovën, por kohëve të fundit edhe pa Vojvodinën. Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se do të reagojë për këtë.
“Vendosja e hartës së Serbisë pa Vojvodinën e pa Kosovën është skandal dhe provokim ndaj Serbisë, ndaj të cilës do të dimë se si do të reagojmë. Nuk është hera e parë që ballafaqohemi me provokime të ngjashme”, ka thënë Dacic, transmeton telegraf.rs.
Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Urban në Qeverinë e Serbisë, Velimir Ilic, ka thënë për këtë medium serb se ky provokim nuk meriton koment.
“Atë e ka vendosur dikush që nuk mendon mirë për vendin tonë. Vojvodina është në Serbi, e këtë secili e di”, thotë ai.
Ministrja e Energjisë, Zorana Mihajlovic, thekson se ky lajm nuk i pëlqen fare.
“Lajmi nuk është real. Politika e Qeverisë dhe e udhëheqjes shtetërore është e qartë se Serbia është unike”, thekson Mihajlovic.
(a.k/BalkanWeb)