E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresia ambasada ne Londer nuk jep pritje

Shkurtimet ne buxhetet e ministrive te urdheruara nga ministri i Financave Ridvan Bode apo deklaratat e kryeministrit Berisha per nje qeveri ne diete e kane patur efektin e tyre mijera kilometra larg Shqiperise.

Pritja zyrtare tradicionale per kremtimin e festave kombetare te 28 dhe 29 Nentorit kete vit nuk eshte organizuar nga Ambasada e Shqiperise ne Londer.

Top Channel ka mesuar se shkaku mosorganizimit ishte mungesa e nje fondi qe Ministria e Jashtme duhet ti akordonte per kete qellim kesaj ambasade. Eshte hera e pare qe nga viti 1991 kur eshte rihapur ambasada shqiptare ne Londer qe nuk organizohet nje pritje zyrtare.

Nje ngjarje e tille padyshim qe ul prestigjin e perfaqesimit te shtetit shqiptar ne nje prej kryeqyteteve me te rendesishme ne bote sic eshte Londra.Mosdhenia e fondeve per pritjen zyrtare ne Londer eshte nje viktimizim i hapur qe i behet ambasades shqiptare ne Londer njekohesisht komunitetit shqiptar atje pasi ne vendet fqinje me Angline si Franca apo Belgjika jane zhvilluar pritje zyrtare neper ambasada.

Pergjegjesia dhe turpi bie mbi qeverine shqiptare e cila vitin e fundit ka organizuar disa koncerte festi ve me vlere miliona euro ku kengetaret vetem per te luajtur buzet duke kenduar me lsquoplayback jane paguar nga 2 deri 3 mije euro secili.

Megjithate shoqatat e emigranteve ne cdo cep te Anglise jane mbledhur duke festuar me plot dinjitet Diten e shpalljes se Pavarise duke i dhene nje leksion te mire qeverise shqiptare e cila nuk ka 5 mije euro fond per organizimin zyrtar te pritjes nga ambasada ne Mbreterine e Bashkuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›