Trafiku rrugor policia strategji te re

Burime te besueshme te Top Channel u shprehen se pas atij kaosi neper te gjitha rruget e Tiranes jane shtuar forcat e policise qe i bashkangjiten policise rrugore ne pikun e trafikut.
Burimet thane se patrullat e pergjithshme te policise jane bere pjese e sherbimit te policise rrugore cdo dite nga ora 700 e mengjesit deri ne 1000 dhe me pas nga ora 1400 deri ne 1600 orare keto te identifikuara si koha kur trafiku rendohet per shkak te levizjeve te shumta duke sjelle me pas edhe bllokim te shume segmenteve te brendshme ne kryeqytet.
Ne vijim te kesaj strategjie te re shpjegohet se patrullat sherbejne ne varesi te rrugeve ku ndodh bllokimi dhe gjithmone ne mbeshtetje te policise rrugore. Por nga ana tjeter mesohet se policeve rrugore u eshte komunikuar nje shtese prej nje ore ne turnin e tyre per te perballuar edhe fluksin ne vijim qe pritet te krijohet per festat e fundvitit shtese kjo qe shpresohet te paguhet ne fund te cdo muaji.
Nje jave me pate ne Tirane u krijua kaos ne trafik dhe Policia e Shtetit deklaroi se per zhbllokimin e situates ishin hedhur ne rruge 700 forca mes te cileve efektive te komisariateve por edhe forca te nderhyrjes se shpejte. Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Brendshme u perfshine nga akuza te ndersjellta lidhur me pergjegjesine e kesaj situate.