E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monografia e Ferrit

Seksioni i arteve i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës organizon të enjten , nga ora 12, në mjediset e Akademisë, përurimin e monografisë “Rexhep Ferri”, të autorit Gëzim Qëndro.

Piktori, profesori dhe shkrimtari, Rexhep Ferri, u lind në Kukës, në vitin 1937. Më 1958 përfundon shkollën e mesme të artit në Pejë, e në vitin 1966 diplomon në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve, në Beograd, ku, në vitin 1970 i përfundon edhe studimet pasuniversitare.

Më 1971 i ndahet çmimi i Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë, të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 Ferri zgjidhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK, e më 2000 anëtar i rregullt i saj.

Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ai ka botuar edhe disa përmbledhje poezish dhe disa romane.

“Duket sikur tablotë e Ferrit janë pasqyra ku ai sheh Unin e tij, duke e shëtitur nëpër labirintet, humbellat, guvat me gjysmëdritë-gjysmëterr të nënndërgjegjes së vet”, shkruan autori i librit, Gëzim Qëndro, për pikturat e Ferrit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›