E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimet e Maliqit

Të enjten, në ora 18:00 në hotel Victory, Universiteti Europian i Tiranës përuron librin “Shkëlzen Maliqi - dialog me Baton Haxhiun, Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera”.

Ky libër është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje e komplikuar. Një rrëfim dhe refleksion i gjatë, i ushqyer ndërsjelltësisht nga rrëfyesi dhe pyetësi, i cili për nga nuancat është i hollë, tamam siç i takon një vepre intelektuale, një refleksion intelektual. Maliqi rrëfen në këtë bisedë me mikun dhe kolegun Haxhiu, jetën e tij që nga vitet ‘60 si student në Beograd, deri në zhvillimet e vona në Kosovë.

Ky rrëfim nuk është thjesht një biografi e tij, është një analizë e hollë e ngjarjeve të rëndësishme nëpër të cilat kaloi Kosova, veçanërisht pas qeverisjes së Titos, ndër ato vite kur nacionalizmi serb nisi të ravijëzohej nëpër Jugosllavi.

Ajo që do u mbetet në mendje atyre që e lexojnë librin nuk është as lufta e UÇK-së, nuk është as ajo që quhet rezistenca paqësore në vitet ’90, është dialogu, beteja intelektuale që Shkëlzen Maliqi dhe një pjesë e intelektualëve e ka pasur me intelektualët jugosllavë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›