E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikadat nuk ka marreveshje


Nuk ka marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të serbëve në veri dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it për heqjen e barrikadave në këtë pjesë të Kosovës.

Një takim që u mbajt të mërkurën dështoi për shkak të kërkesave të serbëve me të cilat duket se nuk u pajtuan përfaqësuesit e KFOR-it.

Takimi dështoi pasi serbët kanë pranuar t’i largojnë barrikadat, por me kusht që shfrytëzimi i rrugëve të bëhet në mënyrë selektive.

Cka do të thotë se KFOR-i do të mund t’i shfrytëzonte rrugët në veri por vetëm për nevojat e veta, sic janë transporti i ushtarëve ose Veriu i KosovësShpërthim në veri të Mitrovicës Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim furnizimi i tyre me ushqim, duke përjashtuar dërgimin e policëve kufitarë dhe doganierëve të Kosovës në pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.

Këtë e konfirmoi edhe sekretari për Kosovën në qeverinë serbe Oliver Ivanovic. Ai, nëpërmjet telefonit, tha se kërkesat e tyre shkojnë në atë drejtim që deri në një zgjidhje politike për pikat “administrative” në veri, serbët nuk do të pranojnë prezencën e autoriteteve të Republikës së Kosovës në këtë pjesë.

Ivanovic po kështu bëri të ditur se përfaqësuesi i KFOR-it është larguar i revoltuar nga takimi me serbët, por po ashtu nuk ka lënë të nënkuptohet se barrikadat do të largohen me forcë.

Drews: Qytetarët e veriut nuk e kaluan testin

Më herët gjatë ditës, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews pranoi se dy autokolonat e paqeruajtësve, të nisura për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, u ndaluan nga serbët në barrikada.

Duke theksuar se në këtë aspekt ndihej shumë i zhgënjyer, gjenerali u shpreh gjatë një vizite në Lipjan se qytetarët në veri nuk e kaluan testin.

Përpjekjet e KFOR-it për të depërtuar nëpërmjet rrugëve tokësore në veri të Kosovës dështuan gjatë së martës, pavarësisht se afati i dhënë serbëve për të larguar barrikadat kishte skaduar.

Autokolonat e KFOR-it, të shoqëruara me autoblinda dhe mjete të tjera ushtarake, arritën të futen deri në fshatin Cabër të Mitrovicës, fshati i fundit i banuar me shqiptarë.

Pas qëndrimit disaorësh ato u kthyen mbrapsht, pasi dështoi arritja e marrëveshjes me përfaqësuesit e strukturave ilegale serbe për të kaluar në rrugë tokësore.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Peshkopi serb: KFOR, më keq se nazistët
Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije e ka krahasuar praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me pushtimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitler. Kosovë, sulmohet selia e LDK-së
Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës. “Haradinaj”, gjyqtari kritikon prokurorin
Trupi gjykues i cështjes “Haradinaj” në Hagë ka kritikuar ashpër prokurorin e cështjes, Paul Rogers, se ka vepruar në shkelje me rregullat lidhur me një dëshmitar. Malmstrom: Nuk do ta lëmë jashtë Kosovën
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se BE nuk do ta lërë Kosovën që të izolohet. Bosnja njeh vulat doganore të Kosovës
Bosnje e Hercegovina ka vendosur të njohë vulat doganore të Republikës së Kosovës.

Lajmet kryesore

Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Farnesina: Lavitola-n e njihte Meta
“8 Maji, Tirana burim konflikti”
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›