E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja ne TCH Frattini zihet ngushte


Thellohet skandali mbi përgjimet në Itali, duke marrë shkas nga një foto e publikuar një ditë më parë nga Top Channel.

Historia ka të bëjë me një sekser italian, që kishte kërkuar dhe kishte arritur një takim me Ilir Metën për të kërkuar favore biznesi në Shqipëri, përmes ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini.

Ndërsa të martën Ministria e Jashtme italiane mohonte që të kishte organizuar një takim mes Walter Lavitola-s dhe Ilir Metës, pas publikimit të fotove nga Top Channel ku të tre ata duken qartë kokë më kokë, Farnesina është zënë ngushtë.

Për të shpjeguar foton treshe, në një deklaratë të dytë, Ministria e Jashtme thotë se ministri Frattini në atë kohë nuk e kishte idenë se kush ishte Walter Lavitola, por Ilir Meta e njihte atë më parë se ta njihte vetë Frattini.

Gazeta italiane “La Repubblica” i rezervoi faqen e parë cështjes së Lavitola-s dhe kërkesës së tij drejtuar sekretares së ministrit Frattini për t'u takuar me Metën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

“8 Maji, Tirana burim konflikti”
Miratohet rezoluta e KiE për zgjedhjet
Barrikadat, nuk ka marrëveshje
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›