Barrikadë në Rrugën e Kombitgrabiten me maska kosovarët
RRËSHEN-KALIMASH - Janë grabitur disa shtetas kosovarë në orën 2 të mëngjesit në aksin Rrëshen-Kalimash të Rrugës së Kombit, në afërsi të Repsit.
Nga burimet policore mësohet se shtetasit e Kosovës kanë qenë në automjetin e tyre kur janë përballur me një barrikadë me goma, që u kishte prerë rrugën.
Më pas kanë dalë njerëz me maska, të cilët u kanë grabitur kosovarëve sende me vlerë.
Policia ka arritur të identifikojë autorët mendon se grabitësit mund të jenë banorë të zonës, pasi kanë arritur të ndërtojnë një barrikadë në rrugë për të ndaluar makinat.
Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur ngjarjen e afër mëngjesit vetëm në orët e vona të mbrëmjes, duke dashur ndoshta të fshehin ngjarjen.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)