E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunonte fizikisht ish-bashkëshortin, arrestohet 52-vjeçarja në Korçë

dhuna ndaj burraveKorçë- Javët e fundit kanë qenë të mbushur me krime brenda familjes, ku dhjetra gra janë vrarë apo kanë rënë pre e dhunës së burrave. Por një rast i ndryshëm ka ndodhur në Korçë, pai këtë herë është një burrë që është dhunuar nga ish-gruaja e tij.

Denoncimi ka ardhur nga ish-burri i saj 58-vjeçar, ndaj të cilit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata.

Policia ka bërë arrestimin e shtetases Ramazane Furamani, 52-vjecare, e cila sipas policisë ushtronte dhunë sistematike edhe pas ndarjes ndaj ish-burrit të saj.

Ajo po merrte në pyetje mbi shkaqet e ngjarjes, ndërs janë duke vijuar hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›