Pentagrami misterioz në Kazakistan

Një pentagram me përmasa gjigante u fotografua nga Google Earth në Kazakistan. Pentagrami ngriti shumë pikëpyetje dhe teori duke e veshur me më shumë mister origjinën e tij.
Pentagrami ka formën e një ylli që njihet si simbol i adhuruesve të Djallit, taoizmit në Kinë apo dhe i ndjekësve të Pitagorës. Shfaqja e tij në këtë zonë të Kazakistanit ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është veshur me mister.
Pentagrami është përdorur që në lashtësi si një simbol fetar, ku pesë cepat e tij tregonin pesë plagët e Krishtit. Gjithashtu, kjo shenjë përdorej edhe si një simbol për t’u mbrojtur nga djalli.
Shumëkush këtë pentagram me diametër 366 metra e lidh me një forcë jashtëtokësore, ndërkaq të tjerë thonë se është vepër e ushtarakëve rusë, të cilët pranë këtij rajoni kanë një bazë ushtarake.
(d.b/BalkanWeb)