Galiani reagon ndaj vendimeve të gjyqtarëve
Milano (Start)- Adriano Galiani reagon menjëherë ndaj vendimeve të gjyqtarit Farina në ndeshjen me Torinon. Farina nuk akordoi një 11-metërsh pro Milanit, pas një prekjeje të dukshme të topit me dorë nga një mbrojtës i Torinos. Afërsisht në të njëjtën situatë, gjyqtari i takimit akordon një 11-metërsh për torinëzët, duke i dhënë atyre mundësinë e barazimit.
Adminstratori i Milanit është shprehur: “Gjyqtarët po gabojnë shumë, madje ata po gabojnë si futbollistët, si trajnerët, dhe të tjerët. Nuk po bazohem vetëm tek ndeshja e djeshme kundër Torinos, por të tilla gjëra përsëriten shpesh. Një 11-metërsh, për dikë është, dhe për një tjetër jo, kjo ndikon shumë në rezultate”.
Gjyqtari Farina cilësoi si 11-metërsh një prekje të topit nga Kalaxe në minutën e 77’, ndërsa pak minuta më përpara një gjuajtje e Ronaldinjos që pritet me dorë nga Pretali nuk cilësohet e tillë.
Për këtë çështje ka folur në publik edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, duke dalur në mbrojtje të gjyqtarëve. Ai deklaron se niveli i gjykimit është mjaft i kënaqshëm, dhe se gabimet janë njerëzore.