Elbasani i jep këstin e parë futbollistëve, duke vendosur paqen me lojtarët
Elbasan (Start)- Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i ka dhënë pjesën e parë të kontratës futbollistëve të tij. Mësohet se futbollistët para se të luanin në ndeshjen me Apoloninë, e cila u mbyll në barazim 2-2, morën një pjesë të konsiderueshme të kontratës së tyre.
Në ekipin e Elbasanit problemet mes drejtuesve dhe futbollistëve u bënë publike në media, ku futbollistët akuzonin klubin për mosshlyerje të detyrimeve. Për pasojë skuadra mori disa rezultate të papritura, ku disa futbollistë u akuazuan nga klubi për neglizhencë gjatë lojës.
Megjithëse lojtarët u ngrohën disi nga presidenti Laze, Elbasani përsëri nuk arriti të fitonte dot këtë javë. Verdheblutë arritën një barazim 2-2 në Fier, megjithëse ishte në avantazh 2-1 deri në minutën e 72’. Në ndeshjen e ardhshme Elbasani do të presë në “Ruzhdi Bizhuta” Flamurtarin e Vlorës.