E Diel, 1 Nëntor 2026

Skuadrat udheheqëse në Premierligë zhgënjejnë në javën e 14-të

Londër (Start)- Tre skuadrat e para në kampionatin anglez nuk arritën të shkonin asnjëra më shumë se një barazim pa gola. Më surprizuese ishin rezultatet e Çelsit dhe Liverpulit, të cilat mbajnë vendin e parë. Dy skuadrat e kreut nuk mundën të shënonin dot në përballjet e tyre me Njukasëllin dhe Fulhamin.

Edhe ekipi i Mançesterit nuk arriti dot të shkojë më shumë se në një barazim pa gola në fushën e vështirë të Aston Vilës. Aston Vila me barazimin ndaj kampionëve lë pas krahëve Arsenalin e Vengerit, duke u pazicionuar kështu në vendin e katërt.

Arsenali pësoi një humbje poshtëruese përballë Mançester Sitit, 0-3. Me këtë humbje djemtë e Vengerit po tregojnë shenja krize në kampionat, pasi po i lëshojnë vendet një nga një në tabelë. Ndërsa Man Siti me këtë fitore rregullon ndjeshëm pozitat në tabelë.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e kësaj jave, dhe renditjen e skuadrave pas 14 javësh.

rezultatet e javës së 14-të

Chelsea 0 - 0 Newcastle U.
Liverpool 0 – 0 Fulham
Manchester C. 3 - 0 Arsenal
Middlesbrough 1 - 3 Bolton W.
Portsmouth 2 - 2 Hull C.
Stoke C. 1 - 0 West Bromwich A.
Aston Villa 0 - 0 Manchester U.
Tottenham H. 1 - 0 Blackburn R.
Sunderland 0 - 1 West Ham U.
(Sonte 21:00) Wigan Athletic ? - ? Everton

Renditja e skuadrave

1. Çelsi
2. Liverpul
3. Mançester U.
4. Aston Vila
5. Arsenal
6. Hull Siti
7. Everton
8. Portsmuth
9. Fulham
10. Midëllsbrou
11. Mançester S.
12. Bolton
13. Uest Ham
14. Stok Siti
15. Totenhem
16. Sanderlend
17. Njukasëll
18. Uigan
19. Bllekbërn
20. Uest Bromuiç

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›