Shet veten te Princi për…

Këtë shumë menjëherë mësohet se aktorja e ka dhënë në bamirësi, në ndihmë të viktimave të uraganit “Sandy”.
Kristen Stewart ka marrë plot 500 mijë dollarë nga një Princ misterioz prej Lindjes së Mesme, vetëm që të kalonte 15 minuta kohë me të. Mirëpo, këtë shumë menjëherë, aktorja mësohet se e ka dhënë në bamirësi, në ndihmë të viktimave të uraganit “Sandy” që shpërfytyroi Amerikën në fund të vitit 2012.
Mësohet se Princi ishte i gatshëm të ofronte dollarë në këmbim të një takimi të thjesht me Stewart. Dhe aktorja duket se nuk është tërhequr prapa, por menjëherë ka pyetur sesa ai ishte i gatshëm të shpenzonte. E pas një bisede u arrit në një kompensim prej 500 mijë dollarësh për 15 minuta, ose rreth 33 mijë dollarë për çdo minutë.
Historia me protagoniste Kristen Stewart ka dalë tani, por ka ndodhur para një viti gjatë “Toronto International Film Festival” dhe është treguar nga organizatori i eventit, Harvey Weinstein. Atëherë, me rastin e projeksionit të filmit “12.12.12″, u paraqitën edhe shumë yje të spektaklit, për t’i dhënë një ndihmë ekonomike popullit të goditur nga uragani “Sandy”./Indeksonline/