E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: BE nuk heq dorë nga Karta e Energjisë

Khaborovsk - Hoze Emanuel Barroso deklaron se Evropa nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Karta e Energjisë, me gjithë kundërshtimin e Rusisë. "Ne nuk duhet të hedhim poshtë marrëveshjet që ekzistojnë tashmë prej disa vitesh. Ne jemi gati të shqyrtojmë propozimet e Rusisë, por duke i ndërtuar mbi bazën e marrëveshjeve ekzistuese", deklaron presidenti i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, pati deklaruar se vendi i tij nuk ka ndërmend të marrë pjesë në Kartën e Energjisë. Kjo kartë u miratua nga 51 shtete në vitin 1991, pas daljes nga lufta e ftohtë. Qëllimi i saj ishte për të lehtësuar bashkëpunimin në fushën e energjisë me vendet e Evropës Lindore dhe ish-BRSS-në.

Traktati mbi Kartën i nënshkruar që prej 1994 nga 49 vende dhe Bashkimi Evropian, por i paratifikuar kurrë nga Rusia, synon të përmirësojë sigurinë e furnizimeve energjetike dhe të përmirësojë prodhimin, transportin, dhe shpërndarjen e energjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›