Rusia konfirmon rastin e parë me virusin e derrave
Moskë - Rusia konfirmon rastin e parë me virusin vdekjeprurës të gripit të derrave H1N1. Agjencia “Interfax” deklaron se i prekuri ishte një pasagjer i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Interfax" citon një zyrtar të lartë të agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin publik.
Analizat laboratorike provuan se një shtetas rus i kthyer ditët e fundit nga Nju Jorku është infektuar me virusin e gripit H1N1, deklaroi Gennady Onishchenko, kreu i agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve.