E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Moor pritet të sulmojë Wall Steet-in

Los Anxhelos - Kineasti Michael Moore deklaron se do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë banorëve të Wall Street-it, të cilët akuzohen si përgjegjësit kryesorë për krizën ekonomike. Moore do të nxjerrë këtë vit një dokumentar në të cilin do të thumbojë Wall Street-in.

Shënjestra e regjisorit fitues të disa çmimeve Oscar do të jetë ish-presidenti George W. Bush, sistemi shëndetësor amerikan apo edhe lobi i fuqishëm i armëve. Filmi i tij pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 2 tetor.

"Të pasurit, në një moment të caktuar, vendosën se nuk ishin shumë të pasur. Ata donin shumë, shumë më tepër, pra vendosën t'i merrnin popullit amerikan paratë e tij që mezi i kishte fituar. Përse e kanë bërë këtë ata? Pikërisht këtë do të përpiqem të zbuloj në këtë film ", tha Michael Moore.

Distributorët e filmit "Overture Films" dhe "Paramount Vantage" thanë se dokumentari ofronte një "pamje komike" të situatës që çoi në një plan shpëtimi prej disa miliardë dollarësh. I cilësuar si shumë i majtë dhe fitues i një Oscari në 2003-in për manifestimin kundër armëve "Bowling for Columbine", Moore është një kineast me prodhimtari të lartë dhe i polemizuar, autor i "Sicko" mbi sistemin shëndetësor amerikan, dhe i akuzës ndaj George W. Bush "Fahrenheit 9/11", fitues i Palmës së Artë në Kanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›