600 ushtarë spanjollë në karantinë për shkak të virusit
Madrid - Pasi 12 ushtarë të Akademisë Ushtarake në qytezën Hoyo de Manzanares të kryeqytetit spanjoll Madridit u shtruan në spital me dyshimin se ishin mbartës të virusit të gripit të derrave, 600 ushtarë të akademisë mbahen në karantinë.
Gjithsesi mësohet se ende s’kanë dalë përgjigjet e analizave të 12 ushtarëve të shtruar në Spitalin Ushtarak Gomez Ulla.
Ndërkohë gjatë javës një shkollë fillore pati vizituar Akademinë Ushtarake gjatë javës duke krijuar tension, por fatmirësisht autoritetet bëjnë të ditur se tek asnjë prej nxënësve që vizituan shkollën nuk janë shfaqur shenja të virusit.
Kryetari i Bashkisë së Hoyo de Manzanares, Jose Ramon Reguerias Garcia, në mbledhjen për shtyp që kishte organizuar, deklaroi se gjendja nuk ishte alarmante dhe i ftoi qytetarët “të ruanin qetësinë”.
Gjithsesi, sot mësohet se disa familje të zonës nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollë.