Barroso: Do paraqesim opsione për eurobonde
Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso ka dhënë një vlerësim të zymtë lidhur me krizën në Eurozonë, duke bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për të ardhmen e politikës ekonomike në Europë.
Gjatë fjalës së mbajtur në Parlametin Europian, Barroso deklaroi se rajoni po përballet me sfidën më serioze të këtij brezi.
“Kjo është një luftë për punë dhe prioritet në familjet tona, në të gjitha vendet anëtare. Kjo është një luftë për të ardhmen politike dhe ekonomike, një luftë për atë ç`ka Europa është në botë. Kjo është një sifidë për integrimin europian në vetvetë”, deklaroi Barroso.
Sipas Barrosos, ajo ç`ka nevojitet është një unifikim i një impulsi, për të dalë nga kjo krizë.
Sipas tij, shumë shpejt KE do të paraqesë një opsion për futjen në treg të eurobondeve. Disa nga këto mund të implementohen me marrëveshjet akutale, disa të tjera kanë nevojë për jo. Por ne duhet të jemi të ndershëm, kjo nuk do të sjellë një zgjidhje të menjëhershme të problemeve, por kjo vjen si një element ipërbashkët për politikat ekonomike dhe të integrimti”, u shpreh ai.
Edhe më pesimist ka qënë ministri polak i Financave, Jacek Postoeski, duke deklaruar se Evropa është në rrezik për shkak të krizës së borxhit të Eurozonës. “Nëse zona euro çahet, BE nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë, me të gjitha pasojat që mund të imagjinojmë. Kriza aktuale, nëse vazhdon në mënyrë kaq të paparashikueshme, do të ketë pasoja të mëdha, dhe shifrat e papunësisë do të jetë dy herë më lartë edhe në vendet e pasura”, theksoi ministri polak, shtet i cili mban presidencën e rradhës në BE.