E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Progres i dukshem i projekteve te financuara nga Banka Boterore ne Shqiperi

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Drejtoren e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Europën Jugore, zonjën Jane Armitage.

Kryeministri Berisha shprehu falenderimet për bashkëpunimin dhe ecurinë shumë të mirë të projekteve të financuara nga Banka Botërore në Shqipëri. Ai theksoi se është bërë progres i dukshëm në ecurinë e projekteve në fusha të tilla si arsim, bujqësi, infrastrukturë, reformat ekonomike dhe sociale. Në mënyrë të vecantë Kryemnistri përmendi vëmëndjen maksimale që i ka kushtuar reformës së menaxhimit të tokës dhe se Task Forca e drejtuar prej tij do të monitorojë në mënyrë rigoroze ecurinë e reformës si edhe të projektit të BB që e mbështet atë.

Nga ana e saj zonja Armitage theksoi se investimet e bëra në infrastrukturë janë impresionunese të cilat i kanë dhënë nje shtysë të madhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Mbështetja e Bankës Botërore do të vazhdojë në sektorët kyc si nëpërmjet investimeve ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të institucioneve, u shpreh zonja Armitage. Në këtë kuadër, theksoi ajo, po pergatiten disa projekte për përmirësimin e furnizmin me ujë në qytetet kryesore të shoqëruara me masa për rritjen e performancës të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizime në ofrimin e shërbimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›