Kakavijë, kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar
Një 37-vjeçar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, është kapur sot në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë, në afërsi të fshatit Ktismata.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga i arrestuari, u sekuestruan dy çanta me 50 pako me peshë totale 50 kg, 770 gram lëndë narkotike "cannabis sattiva".
Nga hetimi rezultoi se shtetasi shqiptar, ishte person në kërkim, me urdhër arresti ndëkrombëtar lëshuar nga prokuroria greke. Gjatë arrestimit të tij, bashkë me drogën dhe mjetin, iu sekuestruan edhe dy telefona celularë.