E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Tirana jep kontributin me te madh ne rritjen ekonomike ne vend

Kryeqyteti i Shqipërisë jep kontributin më të madh në rritjen ekonomike në vend. Në raportin më të fundit publikuar nga Instituti i Statistikave i cili ka shqyrtuar periudhen kohore nga viti 2000 në 2009 është përllogaritur që prefektura Tiranë ka gjeneruar rreth 37 % të prodhimit të brendshëm bruto . Ekspertet deklarojnë se ky fakt tregon që investimet më të mëdha janë të përqëndruara pikërisht në këtë prefekturë.

Sipas Buxhukut, është e domosdoshme që të vazhdojnë investimet e qeverisë në infranstrukturë në mënyrë që të shfrytëzohen kapacitete prodhuese në të gjithë zonat e vendit, ku potencialet janë të shumta.

Sipas raportit të INSTAT, përsa i përket peshës që zënë ndaj prodhimit të brendshëm bruto, pas Tiranës, rradhiten disa nga prefekturat e tjera të mëdha të vendit si ajo e Fierit, Elbasanit apo Vlorës. Ndërsa peshën më të vogël në realizimin e prodhimit të brendshëm bruto e ka prefektura e Kukësit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›