Barroso: Eurozona po shërohet, por s'duhet të kënaqemi
“Mbresëlënëse” i cilësoi ndryshimet financiare dhe reformat e bëra në 3 vitet e fundit në Greqi, Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Duke prezantuar situatën aktuale të BE-së para Parlamentit Evropian, Barroso argumentoi se “me ndryshimet vërtet mbresëlënëse që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Greqi, vendi është afër një suficiti primar”.
Ai rikujtoi se dikur gjithë ekonomistët kryesorë ishin pothuajse të sigurt se Greqia do të largohet nga eurozona dhe se kjo do të kishte një efekt "domino" në vende të tjera të euros, gjë që nuk ndodhi, por theksoi se “BE nuk mund të jetë e kënaqur, kur papunësia është në një rekord të lartë".
"Disa besojnë se pas kësaj, gjithçka do të jetë si më parë, por gabohen. Nuk do të kthehemi më në të vjetrën, por kemi nevojë të formulojmë një normalitet të ri, sepse mes të tjerash iu detyrohemi 26 milionë të papunëve”, deklaroi Barroso.
Ai shtoi se Eurozona u kthye në rritje këtë pranverë pas recesionit më të gjatë të regjistruar ndonjëherë. "Shërimi është i dukshëm dhe ai na shtyn që të vazhdojmë përpjekjet tona, por pengesa më e madhe që unë shoh është politike. Në këtë fazë të krizës, puna e qeverive është që të ofrojnë siguri, stabilitet dhe parashikueshmëri", përfundoi Barroso.
(Balkanweb)