SHBA, Kerry diskuton me Lavrov çështjen siriane
UASHINGTON - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takojë nesër, në Gjenevë homologun e tij rus, Sergei Lavrov për të diskutuar çështjen siriane, u shpreh sot një zyrtar i lartë amerikan.
"Vetëm disa ditë pas kthimit nga një tur, që e çoi në Lituani, në Francë dhe në Britaninë e Madhe, John Kerry do të kthehet shumë shpejt në Evropë", deklaroi zyrtari i lartë amerikan.
"Vendimi mund të jetë marrë pas një bisede telefonike me homologun e tij rus", theksoi ai.
Rusia i bëri thirrje Sirisë që t'i dorëzonte autoriteteve ndërkombëtare arsenalin e armëve kimike për të shmangur ndërhyrjen perëndimore, një propozim, që u pranua nga Damasku.
(d.b/BalkanWeb)