Fier, riaktivizohet zjarri në pyllin “Darzezë”
FIER-Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyllin “Darzezë” të Fierit. Sipas burimeve të "News 24", në këtë zonë të Fierit nuk ka reshje shiu.
Sipas të njëjtat burimeve, janë aktivizuar dy vatra zjarri, një në Darzezë, dhe tjetra në Peshtan.
Për shuarjen e flakëve, po punojnë zjarrëfikset, ku ajo e Lushnjes do të ndërhyjë në Peshtan, ndërsa zjarrëfikësja e Fierit do të ndërhyjë në pyllin “Darzezë”.
Vatra e zjarrit u aktivizua dje, fillimisht në pyllin e Pishporos, ndërsa shumë shpejt përparoi drejt zonës së Darzezës, duke djegur qindra ha me pisha.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, që deri më tani kanë shkrumbuar rreth 130 ha me pisha, duke sjellë një dëm të madh në pasurinë pyjore të kësaj zone. Shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia.
(m.s/BalkanWeb)