E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata “Barazi dhe Integrim”, dhuron libra për fëmijët e komunitetit egjiptian

LIBRAZHD-Gati 300 fëmijë të komunitetit egjiptian, që jetojnë në Librazhd, kanë përfituar falas libra, çanta shkolle e materiale kancelarie, të domosdoshme për procesin mësimor që nis javën që vjen. 

Këto materiale kanë qenë dhuratë nga Shoqata Kombëtare e Komunitetit Egjiptian “Barazi dhe Integrim”, që vepron në të gjithë territorin shqiptar ku ka komunitet Egjiptian, me qëllim sensibilizimin për përfshirjen në shkollë të të gjithë fëmijëve të këtij komuniteti.

Për ATSH-në, Rexhep Shaka, kreu i Shoqatës, është shprehur se, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor po trajnohen fëmijët për rëndësinë që ka arsimimi si dhe për kujdesin që ata duhet të tregojnë jo vetëm për të ndjekur mësimin, por edhe për respektimin e rregullave në shkollë e jashtë saj. 

Me grupe të ndryshme të fëmijëve të komunitetit egjiptian po zhvillohen edhe workshope ku në qendër të vëmendjes kanë qenë përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre si dhe njohja me të drejtat dhe nevojat që ata kanë. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›