Kreu i PS bullgare uron Ramen per fitoren

Kryetari i Partise Socialiste Bullgare S.Stanishev i ka derguar nje leter urimi kryebashkiakut Rama per fitoren e mandatit te katert ne krye te Bashkise se Tiranes. Ne leter thuhet
I dashur Edi
Me kenaqesi shume te madhe po ju adresohem sot per tju shprehur urimet e mia me te sinqerta ne emer te lidershipit te Partise Socialiste te Bullgarise dhe ne emrin tim personal me rastin e rizgjedhjes suaj ne detyren e Kryetarit te Bashkise se Tiranes.
Kjo fitore e veshtire por vendimtare ne zgjedhjet lokale ne kryeqytetin e Shqiperise si dhe ne te gjithe vendin tregon se perpjekjet tuaja si lider i Partise Socialiste te Shqiperise kane qene shume te medha dhe te suksesshme.
Jo vetem anetaret dhe mbeshtetesit e Partise Socialiste te Shqiperise treguan mbeshtetjen vendimtare per misionin tuaj si lider por gjithashtu shumica e shoqerise shqiptare deklaroi vullnetin e saj per nje Shqiperi te qeverisur me mire nga e majta.
Fitorja e jashtezakonshme eshte fitore per Partine Socialiste te Shqiperise por mbi te gjitha per popullin shqiptar qe tregoi ne menyre te qarte vendosmerine dhe kundershtine ndaj maxhorances se Berishes perfundon letra e urimit drejtuar kryebashkiakut Rama.