E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Gati te pranojne Kroacine ne BE

BRUKSEL- Jemi të gatshëm ta pranojmë Kroacinë si anëtare të Bashkimit Evropian, por duhet të përfundojnë negociatat, deklaroi sot kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas takimit me presidentin kroat, Ivo Josipoviç, në Bruksel.

"Nga Kroacia vijnë shumë sinjale pozitive duke përfshirë luftën kundër korrupsionit. Tani është e domosdoshme të përshpejtohen përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, për zbatimin e masave në luftën kundër krizës ekonomike dhe për reformat në sistemin gjyqësor", deklaroi Barroso.
Josipoviç falenderoi Barroson për mbështetjen e shprehur ndaj vendit të tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ai theksoi se Kroacia do të ndërmerrte të gjtiha hapat për zbatimin e reformave për plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›