Spanjë, kërkohet ndalimi i manifestimeve në prag të zgjedhjeve

Duke iu përgjigjur thirrjeve të lëshuara prej rrjeteve sociale, demonstruesit janë mbledhur qysh prej ditës së martë, duke vendosur një kamping çadrash.
Komisioni Zgjedhor Spanjoll (JEC) u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalin manifestimet e tyre në rrugë gjatë fundjavës, në një kohë kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale (22 maj), duke e vlerësuar si veprimtari “që bie në kundërshti me legjislacionin zgjedhor”. Sipas mediave spanjolle, Komisioni Zgjedhor Spanjoll ka votuar me pesë vota pro dhe katër kundër, në favor të ndalimit të manifestimeve, pasi mori në shqyrtim prej pesë orësh këtë çështje.
Komisioni Zgjedhor Spanjoll thekson se e ka për detyrë të “garantojë transparencën, objektivitetin dhe parimin e barazisë gjatë procesit zgjedhor”. “Gjatë ditëve që votohet, legjislacioni ynë ndalon të gjitha veprimtaritë e propagandës zgjedhore”, saktëson Komisioni, citojnë AFP dhe Reuters.
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Alfredo Perez Rubacalba, ka deklaruar më parë se qeveria ishte në pritje të vendimit të Komisionit Zgjedhor për t’i dhënë urdhër policisë të shpërndante demonstruesit. Ai ka shtuar gjithashtu se policia “po përpiqet më shumë t’u japë zgjidhje sesa të krijojë probleme”./Start/
2011-05-20 11:59