Netanjahu kundërshton Obamën: Jo Palestinës së 1967-ës

Gjatë një fjalimi të mbajtur dje në Departamentin amerikan të Shtetit, Obama theksoi se këmbimet e rëna dakord mund të ndihmojnë në krijimin e një Palestine të qëndrueshme dhe një Izraeli të sigurt.
Por, Netanjahu theksoi se këta kufij, të cilët ekzistonin para Luftës në Lindjen e Mesme të vitit 1967, ishin të “pambrojtshme”.
Netanjahu pritet të takojë Obamën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se negociatat duhet të rezultojnë në dy shtete, me kufij të përhershëm të Palestinës me Izraelin, Jordaninë dhe Egjiptin. Vija kufitare Palestinë-Izrael duhet të bazohet në kufijtë e vitit 1967 me këmbimet e rëna dakord”, theksoi Obama gjatë fjalimit të djeshëm ku foli edhe për kryengritjet në botën arabe.
Kundërpërgjigjja e Netanjahut nuk vonoi, teksa në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij thuhet se kryeministri vlerësonte angazhimin e Obamës për paqe, por “realizueshmëria e shtetit palestinez nuk duhet të vijë në kurriz të realizueshmërisë së një shteti hebre”.
Përveçse këto kufij (të vitit 1967) janë të pambrojtshëm nga të dyja palët, ata do të linin jashtë shtetit të Izraelit shumë qendra të populluara me izraelitë, theksohet në komunikatën e Netanjahut.
Të paktën 300 mijë kolonë izraelitë jetojnë në vendbanimet e ndërtuara në Bregun Perëndimor, i cili shtrihet në tokat që Izraeli i mori Palestinës pas luftës së vitit 1967.
Vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar edhe pse Izraeli e vë në dyshim këtë.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-05-20 11:39