E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katragjini: PS-ja, të mos inkurajojë tubuesit për dhunë

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, në një konferencë për shtyp, reagon menjeherë pas deklaratës së bërë nga kreu opozitar Edi Rama, në lidhje dhe me dhunimin e dy të rinjve.
 

Në lidhje me këtë njoftim, Katragjini kërkoi nga Partia Socialiste që të mos inkurajojë simpatizantët e saj për të ushtruar dhunë ndaj forcave të policisë, ndërsa tashmë po kryhen të gjitha verifikimet nëse ka shkelje disipline të uniformave blu.
 

“Në lidhje me njoftimin, ku gjatë përplasjes fizike janë dëmtuar dy shtetas dhe drejtues së policisë, po kryehen të gjitha verifikimet e policisë, nëse kanë kryer shkelje të disiplinës”.
 

Më tej, Katragjini shprehu hapur kërkesën, në të cilën për të patur një situatë të qetë, dhuna duhet të marrë fund.
“U bëjmë thirrje subjektit partiak Partia Socialiste , të mos inkurajojnë tubuesit të kryejnë akte dhune ndaj policisë, të cilët janë në garantimin e rendit” tha më tej ajo.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›