Barroso: Qytetarët grekë të votojnë duke njohur pasojat e vendimit
BRUKSEL - Rëndësi historike kaenë vendimet që do të marrin qytetarët grekë, në zgjedhjet e ardhshme, duke pasur informim të plotë, deklaroi dje, Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso.
“Populli grek, para se të vendosë, duhet të jetë plotësisht i informuar përsa i përket zgjidhjeve që do të japë. Duhet të ketë parasysh se, këto zgjedhje janë historike dhe i përkasin të ardhmes së tij. Eshtë e rëndësishme, që votuesit grek të vendosin, duke njohur mirë pasojat e vendimit të tyre", deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, në konferencën për shtyp në Bruksel.
Veçanërisht, për Presidentin e Republikës së Greqisë, Karolo Papulias, theksoi se, veproi në mënyrë njerëzore, duke bërë ç’ishte e mundur, për të krijuar qeveri. “Respektoj dhe lavdëroj veprën dhe angazhimin e tij për të gjetur zgjidhje” deklaroi z.Barroso, duke komentuar se, në një demokraci kur ekziston pamundësi për krijim qeverie, është e natyrshme të shkojmë në zgjedhje të reja.
Në vazhdim z. Barroso theksoi, se Greqia është anëtare e familjes europiane. “Greqia është një shtet i rëndësishëm i BE-së. Dëshirojmë të vazhoj të jetë anëtare e BE-së dhe e euro-së, deklaroi në mënyrë karakteristike.
Së fundi, Barroso, shprehu bindjen se “ekziston zgjidhje për Greqinë” dhe për rehabilitimin e besimit, por siç tha, duhet “qeveri e qëndrueshme”, e cila do të respektoj angazhimet që kanë marrë Greqia dhe shtetet e tjera anëtare të eurozonës” dhe përfundoi duke thënë se, “populli grek duhet të vendosë, nëse dëshiron të bashkëpunoj me shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe me organizmat europiane”.