Presidenti, deputeti i PS: Blerja jonë? Një gënjeshtër
TIRANE - Deklarata e kryetarit socialist Edi Rama për tentativën e kryeministrit Berisha për të blerë 2 deputetë nga grupi parlamentar i PS-së ka sjellë diskutime edhe mes deputetëve të kësaj partie.
Të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, shumë prej deputetëve mohojnë të kenë dëgjuar emrat e dy deputetëve që u janë ofruar shuma parash në këmbim të votës së një kandidati për president nga ana e PD-së.
Një prej këtyre emrave që është përfolur dy ditët e fundit, qysh pas deklaratës së kreut të PS-së, Rama. Deputeti i qarkut të Durrësit, Hazir Gashi mohoi kategorikisht që ai të ketë pasur ndonjë ofertë të tillë. Madje, ai u shpreh i shqetësuar për përmendjen e emrit të tij, në një diskutim të tillë “pazaresh” siç komentoi Gashi për Gazetën.
“Kush është burrë le të dalë dhe të thotë kush është blerë. Kjo është gënjeshtër e madhe”, - u shpreh Gashi, duket i nxehur edhe me deklaratën e kryetarit të partisë së tij. Ai tha se “nuk kam nevojë për para. Nëse dua t’ia jap votën dikujt; këtë mund ta bëj pa më joshur njeri, por sepse kështu mendoj. Dha jam aq burrë sa të shkoj në parti dhe të them deri këtu, por dua të votoj filanin për President”. “Unë nuk di të joshet ndonjë deputet, sepse s’ka nevojë”, -tha Gashi, duke mohuar edhe mundësinë që brenda grupit të PS-së të ketë ndonjë tjetër deputet që mund të blihet nga Berisha. Veç emrit të tij, këto ditë është përfolur edhe ai i deputetit të Shkodrës, Ndue Kola, për të cilin, kolegu i tij, Gashi tha se nuk ka nevojë për para që të japë votën. “Berisha nuk ka nevojë t’i blejë deputetët se i ka brenda koalicionit të tij për të zgjedhur Presidentin. Nuk ka nevojë të blejë as Kastriot Islamin e as Dritan Priftin”, - përfundoi Gashi.
AKUZAT
Nisur edhe nga tradita e vitit 2007, kreu socialist, Edi Rama, pa bërë të ditur emra konkretë lëshoi të martën, deklaratën që habiti deputetët, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. “Mbrëmë (të hënën) dhe të shtunën mbrëma, dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës në para të të dërguarve të kryeministrit për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për President të Republikës”, - deklaroi Rama. Këtë, kreu i PS-së e ka thënë publikisht, por pak minuta më tej, në mbledhjen me dyer të mbyllura asnjë nga deputetët nuk ka pyetur se kush janë dy kolegët dhe Rama nuk ka dhënë më shumë sqarime rreth kësaj që tha publikisht. “E them publikisht këtë fakt, jo se është diçka e re. Ka ndodhur po kështu kur kryeministri kërkonte të çante me para në dorë grupin tonë parlamentar gjatë periudhës së bojkotit të parlamentit. Ka ndodhur po kështu edhe kur duhej të zgjidhej Presidenti i Republikës në vitin 2007”, - u shpreh kreu i PS-së.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)