E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha po grabit bregdetin. Kakomeja u shit 1.200 leke/metri

Tiranë- Parlamenti miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në ligjin për tokën sipas parimit Toka i takon atij që e punon. Ligji i ri konsisotn në faktin se fshatarët që kanë marrë tokë nga ish kooperativat apo ndërmarjet bujqësore dhe e kanë lënë atë pa kultivuar, e humbin të drejtën e pronësisë.

Deputeti socialist Erjon Brace akuzoi qeverinë se përmes kësaj manovre po kërkon të pastrojë nga pronësia 11 mijë hektarë tokë, në bregdet, për ta bërë objekt shitjesh me klanet e saj. Janë 11 mijë hektarë tokë dhe 8 mijë familje që do të preken nga ky ligj. Të gjithë duhet ta dëgjojnë se këtyre po këkrohettu merret tona dhe bëhet fjalë për tokë në bregdet- tha Braçe. ‘Pikërisht për këtë arsye është ndërmarrë edhe nisma për këto ndryshime në ligj’- shtoi socialisti.

Kundër ndryshimeve ishte edhe Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tha: Duhet të respektohet kushtetuta, fatura financiare është afërsisht rreth 30 miliardë dollarë. Nuk ka më asnjë pëllëmbë tokë të lirë tha Mediu për të kompensuar ish pronarët. Toka ose është tjetërsuar ose është pushtuar. Ky pronësim pa shpërblim krijon edhe një situatë në kurriz të buxhetit të shtetit, japim pa shpërblim dhe u japim me shpërblim të tjerëve që është një faturë ekstra financiare që vjen së bashku me kompesimin financiar të pronës. Sipas tij, ligji duhet të rishikohet që të mos konsiderojë pronarë punonjës në bujqësi që skanë asnjë lidhje me tokën përveçse punës që kanë shërbyer.

Më tej, gjatë një interpelance me ministrin e Drejtësië, deputeti Erjon Braçe, tha se qeveria ka shitur me çmime qesharake tërë gjirin e Kakomesë. Sipas qeverisë, toka mbi të cilën janë ndërtuar fshatra turistike është shitur me 1.200 lekë metri katror. Por Braëe paraqiti dokumente që tregojnë se qeveria ka futur në listën e fshatrave turisitikë edhe gjirin e Kakokesë, ku nuk ka asnjë ndërtesë. Një nga perlat e turizmit shqiptar, sipas Braçes, i është shitur ndërkohë një kompanie, Riviera SHPK, me çmimin qesharak 1.200 metri katror. Përmes këtij veprimi, një biznesmen është bërë pronar i një perle turistike, me një çmim që është më i lirë se tokët në fshatin më të humbur të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›