E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Statusi për Serbinë, pas zgjidhjes së disa problemeve

Serbia do të mund të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian vetëm pasi të zgjidhë disa probleme. Kështu është shprehur Presidenti i Komisionit Europian José Barroso gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Boris Tadic.

“Presim nga Serbia progres të mëtejshëm”, theksoi Barroso në konferencën e përbashkët për shtyp, që pati në Bruksel me Presidentin Tadic. Barroso shtoi se BE është gjithmonë për zgjerim, por duhen plotësuar kushtet.

Nga ana e tij, kreu i Serbisë, Tadic theksoi se Serbia pret përgjigje pozitive nga BE pasi qeveria, tha ai, i ka realizuar kriteret e Kopenhagenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›