Maqedoni, sherr për parking, polici maqedonas ekzekuton dy shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç, janë vrarë në Gostivar nga një polic maqedonas , raportojnë mediat në Shkup.Ky akt i shëmtuar mësohet se ka ardhur për motive krejtësisht banale, për shkak të parkingut, dhe është i cuditshëm fakti se kjo është kryer nga polici i cili nuk ka qenë në detyrë.
Jacim Triunfkovsi, 39 vjeç është arrestuar dhe ndaj tij pritet të ngritet kallëzim penal për vrasje të dyfishtë.Dy të rinjtë janë vrarë në afërsi të salonit për mobilie “Montenegro”. Tani për tani nuk dihet nëse dy të rinjtë janë vrarë me pistoletë zyrtare dhe për motivet, deri te e cila erdhi vrasja e dyfishtë.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka kërkuar kohë që të shqyrtojë rastin, ndërsa nuk ka mundur të konfirmojë vrasjen e dy personave, ndërsa ka paralajmëruar informacione më të hollësishme brenda ditës.