IMK dhe TIKA- do të restaurojnë 5 xhami
Pesë xhami të shpallura monumente kulture, në Shqipëri do të restaurohen, nga një fond i dhuruar nga agjensia turke Tika.
4 milion dollarë do të mundësojnë kthimin në identitet të xhamisë së Prezës, Krujës, xhamisë së Naxhiresë në Elbasan, asaj të Plumbit në Berat, dhe Iliaz Bej Mihrahorit, në Korçë. Këto objekte kulti i përkasin shekullit të 15 dhe të 16-të.
Sipas drejtorit të IMK, Apollon Baçe, po kërkohen fond nga vende të tjera muslymane për të mundësuar restaurimin e objekteve të tjera të kultit. Rikonstruksioni i tyre pritet të fillojë brenda këtij viti.